Fokaçe e Butë me Kos – Shija e Recetës Tradicionale

Për recetat e brumit kuzhina si vendase, por edhe më gjerë kanë një mori shumë të gjerë përgatitje.

Ashtu është dhe pitja që ju sugjerojmë sot në AgroWeb.org sa e ndryshme aq edhe tradicionale në përgatitje.

Fokaçja me kos ka të një veçanti që është butësia e brumit dhe shija e thjeshtë që vjen nga tradita.

Për të përgatitur këtë recetë ju duhen shumë pak përbërës dhe do të keni në tryezë një pjatë të mrekullueshme.

Ndiqni atë hap pas hapi si mëposhtë.

Përbërësit
400 gr miell

220 ml ujë

1 lugl çaji mjaltë

4 gr maja birre

125 gr kos

8 gr kripë

40 ml vaj ulliri

Për spërkatjen
10 ml ujë

10 ml vaj ulliri

1 lugë çaji kripë

1 degë rozmarine

Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj piteje si fillim shkrini dhe aktivizoni majanë e birrës në ujë.

Kur ajo të jetë gati, hidhni po aty një lugë mjaltë dhe lëreni mënjanë.

Në një enë veçmas hidhni miellin dhe pak kripë, duke përzier mirë të gjithë masën.

Më pas shtojini miellit majanë që shkritë në ujë pak nga pak dhe vazhdoni me përzierjen në mënyrë që të formohet brumi i hollë.

Hidhni po aty edhe kosin duke përzier derisa brumi ta thithë të gjithin e në fund shtoni edhe vajin e ullirit.

Përzieni mirë brumin derisa të formohet e më pas punojeni me duar derisa të jetë i gjithi kompakt, i butë e pa kokrriza.

Vendoseni në një enë, mbulojeni me qese plastike dhe një napë dhe lëreni brenda furrës së fikur që të fryhet përreth 3 orë.

Në fund të këtij procesi vendosni brumin në një tavolinë pune të spërkatur me miell dhe punojeni me duar si zakonisht.

Më pas vendoseni sërish në enë të mbuluar dhe futeni tek furra e cila duhet të ketë vetëm driten e brendëshme ndezur dhe lëreni të vijë brumin edhe për disa minuta.

Kur të jetë fryrë sërish, vendoseni në një tavë pjekje të shtruar me letër dhe hapeni me kujdes me duar të gjithë masën.

Përgatisni shpejt ujin, vajin dhe kripën për ta lyer brumin sipër dhe në fund shtoni rozmarinën.

Mbulojeni tavën sërish me një napë dhe lëreni të pushojë për 30 minuta të tjera.

Më pas futeni të piqet në temperaturë 200 gradë për 25-30 minuta.

Kur të ketë marrë ngjyrë të artë nxirreni me kujdes nga furra.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

GJNP miraton hetime për krime lufte në Afganistan

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot vendosi që prokurorët të mund të hapin hetim zyrtar për krimet e pretenduara të luftës dhe kundër...

Rama zgjedh suren Kuranore për ta postuar në Facebook: ja pse kjo lidhet me tërmetin

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ka befasuar sërish me mesazhet e shenjta të Islamit, mes tyre, ato...

VV tha se : Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti

Vendimi i qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë ka ngjallur reagime të pozitës dhe opozitës. Lëvizja Vetëvendosje e ka komentuar menjëherë vendimin...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...