Foggo: Po të ishte rrezik në veri, Kosnett nuk do të shkonte atje

James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli ka folur për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Madje ai ka thënë se po të ishte situata e rrezikshme, ambasadori amerikan nuk do të shkonte për vizitë atje.

Foggo këto komente i bëri pas paralajmërimeve të Britanisë ndaj shtetasve të vet që të mos udhëtojnë për në Kosovë, veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

“Edhe vet kam qenë atje dhe nuk ka diçka për t’u ndjerë i rrezikuar”, ka thënë ai gjatë vizitës në Shtërpcë ku ishte bashkë me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi