“FMN mund të mobilizojë 1 trilion dollarë shkaku i COVID-19”

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, tha se institucioni të cilin e udhëheq ajo është gati të mobilizojë 1 trilion dollarë për huadhënien për të ndihmuar vendet anëtare të luftojnë përhapjen e koronavirusit.

Georgieva në një shkrim të publikuar në faqen e FMN-së, thekson se FMN së pari mund të vendosë në dispozicion një pako mjetesh për reagim urgjent për të ndihmuar vendet me ekuilibër të shpejtë të pagesave.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e një stimulimi fiskal shtesë nga qeveritë për të parandaluar dëmet afatgjate ekonomike.

“Përtej veprimeve pozitive individuale, çështja e një stimuli fiskal global të koordinuar dhe të sinkronizuar po rritet gjithnjë e më shumë”, tha Georgieva.

Ajo shtoi se përderisa virusi po përhapet, rritja e veprimit të koordinuar do të jetë thelbësore për rritjen e besimit, sigurisë dhe stabilitetit të ekonominë globale.

Georgieva u bëri thirrje bankave qendrore të vazhdojnë të mbështesin kërkesën dhe të rrisin besimin duke lehtësuar kushtet financiare.

Ajo gjithashtu rekomandoi që mbikëqyrësit e sistemit financiar të synojnë të ruajnë ekuilibrin midis ruajtjes së stabilitetit financiar, ruajtjes së qëndrueshmërisë së sistemit bankar dhe mbajtjes së aktivitetit ekonomik.

Shumë vende kanë ndërmarrë masa për t’u përballur me dëmet ekonomike të shkaktuara nga virusi që u shfaq në Kinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Përveç që ka shkaktuar vdekjen e rreth 6.700 njerëzve, koronavirusi ka prekur tregjet globale të aksioneve, si dhe ka rezultuar në një rënie të çmimeve të naftës së papërpunuar.

Ulje e normave të interesit janë njoftuar nga Rezervat Federale të SHBA-së dhe nga Banka e Anglisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkaku i pandemisë, qeveria britanike paraqiti edhe një paketë të stimulimi fiskal prej 30 miliardë paundësh “për të mbështetur popullin britanik, vendet e punës dhe bizneset britanike gjatë këtij momenti”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi