FMN: BM pritet të përjetojë një rënie vjetore të PBB-së

Në përditësimin e fundit të Perspektivës Ekonomike Botërore, FMN-ja parashikon një tkurrje prej 0,6% të produktit të brendshëm bruto (PBB) në Britaninë e Madhe, kundrejt një rritjeje prej 0,3% tetorin e kaluar, si rezultat i inflacionit dhe normave të larta të interesit.

Perspektiva e zymtë për vitin e ardhshëm e vendos Britaninë e Madhe shumë prapa homologëve të saj në grupin G7, dhe sipas FMN-se është i vetmi vend në të gjitha ekonomitë e përparuara dhe ato në zhvillim, që pritet të përjetojë një rënie vjetore të PBB-së.

Sipas raportit të FMN-së, në vitin 2023, produkti i brendshëm bruto (PBB) në SHBA shënoi një rritje prej 1,4%, në Gjermani (0,1%), në Francë (0,7%), në Itali (0,6%), në Japoni (1,8%) dhe në Kanada (1,5%).

FMN-ja tha se rënia e parashikuar e PBB-së në Britaninë e Madhe reflekton politikat e shtrënguara fiskale dhe monetare dhe kushtet financiare, dhe çmimet ende të larta të shitjes me pakicë të energjisë që po rëndojnë buxhetet e familjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi