Fluks pacientësh të helmuar nga uji, gjendje alarmante gjatë natës në spitalin e Krujës

Vijon të jetë alarmante situate në Krujë, për shkak të helmimit masiv të banorëve. Paraprakisht dyshohet se ata janë helmuar nga uji.

Në dy ditët e fundit në urgjencën e Infektivit dhe atë të Pediatrisë ka pasur fluks pacientësh me diarre dhe të vjella.

Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre, por ende ka qytetarë që ndodhen ende në spital, pasi janë në një gjendje më të rënduar shëndetësore.

Policia doli me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë ditën e djeshme por raportoi se bëhej fjalë vetëm për 35 të helmuar.

Pritet që në orët në vijim të ketë informacione të reja për situatën e rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi