Fleckenstein në Tiranë: Kemi nevojë për sinjale pozitive

Në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, eurodeputeti Knut Fleckeinstein bëri të qartë se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri do të duhet të vijë nga vetë aktorët politikë të përfshirë në të. Reforma zgjedhore sipas raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, mund të arrihet edhe në kushtet, kur opozita gjendet jashtë Kuvendit.

“Jam vërtetë i lumtur që mësoj se edhe zëvëndësndihmës sektretari i Shtetit Mathew Palmer ka të njëjtin mendim me ne në BE. Ajo që ne themi në Parlametin Europian është se dyert tona janë të hapura për qeverinë, Parlamentin dhe Partinë Demokratike. Ju duhet të gjeni zgjidhjen duke diskutuar me njëri-tjetrin dhe reforma zgjedhore mund të bëhet edhe në këto kushte që jemi sot. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, që ne t’ju ndihmojmë të ecni përpara sa më shpejt”.-tha Fleckeinstein.

Në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Fleckeinstein konsideroi se zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësore në vendimin e Këshillit Europian për nisjen e negociatave për anëtarësim.

“Ky takim është shumë i rëndësishëm për arritjet domethënëse të kohëve të fundit në fushën e drejtësisë. Zyra e Prokurorit Special do të ngrihet së shpejti, po ashtu edhe Gjykata Kushtetuese do të ngrihet, duke përbërë lajme shumë të mira në funksion të vendimit të qershorit. Jam i kënaqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij, sepse kjo përkthehet në sinjale pozitive” – u shpreh ai.

Në takimin e radhës së Këshillit Kombëtar të Integrimit, drejtues të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë kanë raportuar mbi aktivitetin përgjatë vitit të fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi