Flakët në oxhakët e banesave, sfidë për zjarrfikësit e Korçës

Përfshirja nga flakët, e oxhakëve të banesave private në qytetin e Korçës, është një ndër sfidat kryesore për zjarrfikësit.

Familjet e qytetit juglindor e kanë zgjidhur problemin e ngrohjes në dimër përmes druve të zjarrit, por mungesa e vëmendjes për pastrimin e oxhakëve është faktori kryesor që shkakton zjarret duke rrezikuar edhe banesat.

Fenomeni bëhet edhe më shqetësues në lagjet karakteristike të Korçës, ku për shërbimin zjarrfikës është edhe më e vështirë ndërhyrja për shkak se rrugët janë më të ngushta, ndërsa shumë qytetarë parkojnë edhe automjetet e tyre duke e zvogëluar këtë distancë.

Përfshirja nga flakët, e oxhakëve të banesave është një fenomen kërcënues për pronën private, sidomos po të merret parasysh edhe fakti se nga njëra banesë zjarri mund të përhapet edhe tek ndërtesat ngjitur saj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi