Fitorja, detyrim për Gjermaninë

Humbja 3-0 ndaj Holandës në Ligën e Kombeve vazhdon të rëndojë mbi skuadrën e Gjermanisë.

Sot në mbrëmje, në Paris, skuadra e Joachim Low do të përballet me kampionët të Francës, ku ka vetëm një opsion për t’iu larguar rënies në Ligën B, fitorja e sfidës, duke qenë se ndodhet në vendin e fundit në grupin e Ligës së Kombeve, me vetëm 1 pikë.

Sfida e “Stade de France” do të jetë vendimtare edhe për vetë trajnerin Low, pozitat e të cilit në pankinën e Gjermanisë janë tronditur ndjeshëm. Ditët e fundit, drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) i dolën në mbrojtje trajnerit të përfaqësueses, por kjo nuk i ka frenuar aspak kritikat në drejtim të tij, ashtu sikurse edhe kapitenit Neuer.

Por, kjo ndeshje ka rëndësi edhe për vetë Francën, që feston 50-vjetorin e trajnerit të saj, Didier Deschamps. Nëse e fitojnë këtë ndeshje, atëherë francezët do të hipotekojnë vendin e parë grup në pritje të ndeshjes së 16 nëntorit me Holandën. Franca, që po jeton një moment magjik, shihet si favorite per të fituar këtë ndeshje ndaj Gjermanisë, që në 10 ndeshjet e fundit ka arritur të regjistrojë vetëm 3 fitore.

Franca ka një skuadër të konsoliduar, por edhe sulmuesit që po spikasin më shumë, Griezmann dhe Mbappe, me të cilët do të kërkojë të ndëshkojë skuadrën e Gjermanisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi