Finlanda pritet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa Suedinë

Pas deklaratave drastike të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Finlanda për herë të parë është treguar e hapur ndaj mundësisë për t’u bashkuar me aleancën pa partneren e saj nordike.

”Finlanda mund të detyrohet të marrë në konsideratë anëtarësimin në NATO pa aleaten e saj të vjetër Suedinë”, theksoi ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto.

”Natyrisht, duke pasur parasysh sigurinë e dy vendeve, opsioni i parë absolut është ende të ecim përpara së bashku, por ai duhet të jetë i përgatitur për të rivlerësuar situatën nëse rezulton se aplikimi i NATO-s nga Suedia ka ngecur në planin afatgjatë”, theksoi Haavisto.

Erdogan deklaroi dje në mbrëmje, pas djegies së Kuranit nga një provokator islamofobik në Stokholm, se ”Suedia nuk mund të llogarisë në mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin në NATO”.

“Nëse nuk tregoni respekt për Republikën Turke ose për besimet fetare të muslimanëve, atëherë nuk mund të merrni mbështetje nga ne në NATO”, theksoi ai nga Ankaraja.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka bllokuar prej muajsh pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e mbrojtjes.

Në veçanti, ajo akuzon Suedinë për mbështetjen e “organizatave terroriste” si Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe bën thirrje për ekstradimin e disa personave që Ankaraja i konsideron terroristë.

Të 30 anëtarët e NATO-s duhet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim, 28 e kanë bërë tashmë këtë, ndërsa Turqia dhe Hungaria po rezistojnë ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi