Finlanda, gati të pezullojë Shengenin për takimin Trump – Putin

Autoritetet e Finlandës po marrin masat maksimale për të garantuar sigurinë përpara takimit Trump – Putin në Helsinki. Dyshja e lidershipit botëror do të takohen me datë 16, siç është parathënë, dhe autoritetet finlandeze janë angazhuar maksimalisht që gjithçka të zhvillohet pa asnjë incident.

Madje ato llogarisin dhe pezullimin e regjimit Shengen për pak ditë, në funksion të garantimit të sigurisë.

“Ne po marrim të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, dhe ne po konsiderojmë gjithashtu futjen e kontrolleve kufitare katër ditë përpara samitit, i cili do të zbatohet edhe për ata qytetarët që vijnë nga ‘Marrëveshja Shengen’”, tha zyrtari i Ministrisë së Brendshme finlandeze, Kimmo Elomaa

Ai vuri në dukje se kontrollet kufitare do mund të jenë pengesë para ata njerëz që vijnë në Finlandë e që mund mund të cenojnë atmosferën e takimit.

Fjala është për individë që duan të protestojnë kundër presidentit amerikan. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi