Fillimi i epidemisë së Covid-19, doktori kinez: Zyrtarët lokalë të Wuhanit fshehën shkallën e shpërthimit të koronavirusit

Një doktor kinez i cili diagnostikoi rastet e para me coronavirus në Kinë është shprehur për agjencinë e lajmëve BBC se beson që zyrtarët lokalë të Ëuhanit mbuluan shkallën e shpërthimit të këtij virusi në fillim. Profesor KoWk-Yung Yuen i cili ka ndihmuar në hetimet në Wuhan është shprehur se janë shkatërruar dëshmitë fizike dhe përgjigjja ndaj gjetjeve klinike ka qenë e ngadaltë.

“Kur shkuam në supermaketin Huanan, sigurisht nuk kishe çfarë të shihje sepse marketi ishte pastruar, kështu që nuk mund të identifikonim asgjë. Dyshoj se janë bërë fshehje lokale. Zyrtarët lokalë që supozohet të japin menjëherë informacionin, nuk e kanë lejuar një gjë të tillë ashtu sic duhet”-është shprehur profesor Yuen.

Kina është kritikuar për reagimin ndaj shpërthimit të covid 19 në fillim dhe për penalizimin e një doktori i cili u përpoq të paralajmëronte kolegët për virusin në fund të dhjetorit. Megjithatë, Kina ka mohuar vazhdimisht akuzat se fshehu informacione për ashpërsinë e këtij virusi.

Kina ka raportuar shifra më të larta që prej muajit prill, kur raportoi se vuri virusin nën kontroll. Si përgjigje, zyrtarët kinez kanë nisur testimet masive në Ksinjang dhe rajonet tjera fqinje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi