Fier/ Pranga 2 të kërkuarve, njëri përftoi 8 mijë € me mashtrim

Dy shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar sot në qytetin e Fierit. Bëhet fjalë për Kimet Çollakun, 35 vjeç, banues në Vlorë dhe për shtetasin tjetër J.Sh, 32 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, Çollaku ka mashtruar një shtetase për më shumë se një vit duke i marrë shumën prej 8 mijë eurosh, ndërsa 32-vjeçari është arrestuar  për veprën penale të dhunës në familje pasi kishte rrahur babanë e tij.

“Policia e Fierit ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

K.Ç, 35 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:J.Sh, 32 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi