FETO bën dredhi në Shqipëri me transferimin e shkollës

Organizata terroriste FETO u përpoq ta mashtrojë opinionin duke ia transferuar kolegjin “Turgut Ozal” në Shqipëri kompanisë “BF Cooperatief U.A”, e cila gjithashtu njihet për afërsinë me FETO-n në Holandë.

Sipas dokumentit që janë siguruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit e Shqipërisë, në mbledhjen e zhvilluar më 6 mars të vitit 2017 nga Davut Hansioglu, Yakup Arslan, Adnan Hosoglu dhe Rahmi Tozduman, aksionarë të kolegjit “Turgut Ozal”, është marrë vendimi që kolegji t’i transferohet kompanisë “BF Cooperatief U.A” me qendër në Holandë.

Në dokument thuhet se drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Mustafa Üstüner, ka qenë i angazhuar për regjistrimin e vendimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë dhe ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme.

Ndërkaq, Fahri Özçelik, aksionar i kompanisë “BF Cooperatief U.A”, njihet për afërsinë me FETO-n dhe si anëtar i Federatës së Biznesmenëve të Rinj në Hollandë (HOGIAF), e cila luan rol të rëndësishëm në aktivitetet financiare të FETO-s në Holandë.

Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit ku FETO është aktive.

Organizata, e cila aktivitetet në Shqipëri i filloi në vitin 1993 me themelimin e Fondacionit Gylistan që njihet për afërsinë ideologjike me kreun e FETO-s, Fetullah Gylen, në këtë vend menaxhon institucione arsimore.

Shkollat fillore dhe të mesme “Mehmet Akif” dhe “Turgut Ozal” në kryeqytetin Tiranë, “Hasan Riza Pasha” në Shkodër dhe “Turgut Ozal” në Durrës, si dhe Memorial International School në Tiranë, shquhen si institucione arsimore që njihen për afërsinë me organizatën.

Nga ana tjetër, Instituti Kanadez i Teknologjisë, i cili është themeluar në vitin 2011 në Tiranë nga një investitor nga Katari dhe i cili posedon dy fakultete, 420 studentë dhe afër 50 akademikë, pas disa takimeve, ishte arritur marrëveshje t’i transferohet Fondacionit Maarif të Turqisë. Në këtë drejtim, me pronarët e shkollës ishte nënshkruar protokoll i qëllimit të mirë në qendrën e fondacionit në Stamboll që institucioni t’i dorëzohet Fondacionit Maarif.

Me protokollin paraprak dhe marrëveshjen, Fondacioni Maarif i Turqisë procesin e parë arsimor universitar në botë e filloi në Shqipëri. Universiteti i cili në vitin akademik 2016-2017 kishte dy fakultete, 420 studentë dhe afër 50 akademikë, ishte planifikuar që në vitin akademik 2017-2018 të arrijë 600 studentë./Rtv

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi