Fermerët lënë tokën djerr, pasoja negative edhe për agroturizmin

Stina e vjeshtës është quajtur ndryshe stina e të mbjellave dhe në veçanti muaji nëntor shënon kulmin, ndërsa fermerët shprehen se tani toka duhet punuar e duhet mbjellë.

Por realisht nuk po veprohet ashtu siç është në teori, sepse në fakt qindra hektarë tokë po lihen pa punuar. Zona e Zadrimes është njohur gjithmonë per tokat me prodhimtari të lartë bujqësore, por sot kostoja e lartë e punimit dhe emigrimi kanë bere që këto toka të mbeten pa punuar.

Faktorë të tjerë të lënies së tokave djerr janë mospastrimi i kanaleve të kullimit, pesticidet jo cilësore, si dhe mungesa e subvencionimit për ata pak fermerë të cilët kanë mbjellë.

Lënia e tokës djerr penalizon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe agroturizmin, ndërsa këtë fakt e pohon edhe një sipermarrës në zonën e Zadrimës.

Fermerët në këto anë, në pamundësi për ta mbjellë tokën e lënë atë djerr, duke e shfrytëzuar si kullotë për bagëtitë. Këto janë pamje ku siç shihet, sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, janë kthyer në kullotë në fushën e Zadrimes./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi