Fermerët e Devollit protestë për mos shitjen e grurit dhe çmimin e ulët të qumështit

Fermerë të Devollit kanë protestuar sot në hyrjen e qytetit të Bilishtit për mos shitjen e grurit dhe çmimin e ulët të qumështit.

Ata u shprehën se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, duke shtuar se çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës.

Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si, barazim  të TVSH për produktet bujqësore, rimbursim për çdo litër qumësht, naftë pa taksa për mjetet bujqësore, fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit, subvencionim për farat dhe fidanët si për produktet organike.

Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se Ministria e Bujqësisë dhe qeveria nuk mbrojnë interesat e fermerëve vendas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi