22.5 C
Tirana

Fërgesë me Presh dhe Gjizë – Receta Fantastike me Shije të Mirë

Më datë:

Një recetë fantastike që të përfshin tërësisht me shijen e saj fantastike.

Përgatitet krejt lehtë dhe shpejt dhe ka një shije të mrekullueshme.

Mjaftojnë pak përbërës dhe do të përgatisni një recetë fantastike e cila i shton shije çdo gatimi në tryezë, veçanërisht kur konsumohet e ngrohtë dhe e sapo përgatitur.

Fërgesë Dimërore me Presh dhe Gjizë
Përbërësit
(Përbërësit zgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

2 tufa gjethe preshi

4-5 lugë gjizë e freskët

100 ml qumësht (çerek filxhan çaji)

1 kokërr vezë

Kripë

Piper

Një lugë gjelle vaj ulliri

Një lugë gjelle gjalpë të freskët

Majdanoz

Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të rrihni vezën në një tas dhe ta lini mënjanë.

Vendosni një tigan në zjarr. Shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit, shtoni më pas gjethet e preshit, të cilat më parë i keni pastruar me ujë të bollshëm dhe i keni grirë hollë.

Kaurdisini për disa minuta derisa gjethet të jenë zbutur mjaftueshëm duke bërë kujdes që të mos digjen.

Më pas shtoni gjizën, kaurdiseni masën për 2-3 minuta derisa të njëtrajtësohet dhe më pas shtoni qumështin. Përziejeni masën, shtoni kripë dhe piper sipas preferencës.

Shtoni vezën e rrahur duke e përzjerë masën shpejt dhe pa ndërprerje në mënyrë që veza të përhapet në mënyrë të njëtrajtshme.

Përzjeheni masën për pak minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.

Nëse dëshironi mund ta hiqni pak më parë nga zjarri dhe ta vendosni për pjekje edhe 10 minuta në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale.

Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse dëshironi mund ta spërkasni sipër me majdanoz të grirë hollë.

Fërgesa me presh dhe gjizë mund të përgatitet edhe me kos në vend të qumështit dhe shija do të jetë sërish perfekte veçse do të jetë pak më e athët.

Kjo fërgesë është e shkëlqyer dhe kombinohet me gatime të ndryshme.

Mund të kombinohet me bukë të thekur gruri dhe misri, supa e gjelle të ndryshme, por edhe mishra të pjekur a të gatuar në mënyra të ndryshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...