Fëmija më i shëndoshë në botë: 200 kg tre vjet më parë, sot luan futboll (video)

Arya Permana nga Indonezia lindi si një fëmijë krejtësisht normal, me pak më shumë se 3 kg, por që 2 vjeç filloi të bëhej më i trashë. Prindërit e çuan atë tek mjekët, por nuk gjetën ndonjë çrregullim që do të shpjegonte shëndoshjen e tij.

Tre vjet më parë, kur ai ishte vetëm 9 vjeç, arriti një peshë prej 200 kilogram. Për shkak të trashësisë ai edhe nuk ecte dot, e madje edhe uljen e kishte jashtëzakonisht të vështirë.

Prindërit e dëshpëruar kërkonin ndihmë, derisa u gjet dikush për ta marrë në trajtim, një qendër trajnimi fizik.

Ata ia lidhën fillimisht stomakun për të reduktuar pangopësinë dhe për të krijuar një dietë rigoroze dhe program ushtrimesh.

Sot, pas tre vitesh të ushtrimit të rregullt dhe shmangies së karbohidrateve, ky 12vjeçar është në rrugën drejt një peshe të shëndetshme. Ai humbi 95 kilogramë dhe ai është më i kënaqur që mund të luajë futboll më në fund.

 “Unë jam i lumtur. Unë mund të ec dhe të luaj. Unë jam pak më i shkathët se më parë. Më pëlqen të luaj futboll me shokët dhe mund të ecë pesë milje në ditë”, thotë Arya.

Dëshira më e madhe është të bëhet një futbollist profesionist dhe si të parapëlqyer ka Roberto Firminho-n e Liverpoolit.

Kjo është arsyeja pse Permana dëshiron të humbasë peshën për të arritur 63 kg. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mbyllen 3 degë studimi në Korçë

Tre programe studimi në Universitetin “Fan Noli” në Korçë do të pezullohen këtë vit, pasi nuk përmbushën kuotat me studentë. Degët e parashkollorit dhe Gjuhws...

Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë

Ligjvënësi Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez, u shprehën të hënën të shqetësuar me faktin se Shtetet e Bashkuara ushtruan trysni mbi qeverinë e...

Opozita i bashkohet protestës para Kuvendit

Teksa në një nga hotelet e kryeqytetit opozita e bashkuar po zhvillon një bashkëbisedim për buxhetin, deputetë të saj kanë dalë dhe i janë...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...