13.5 C
Tirana

FBI: Dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të qëlluar në Uashington, nuk kanë të vdekur

Më datë:

Drejtori i FBI-së, Kash Patel dhe kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, thanë se dy anëtarët e Gardës Kombëtare, që u qëlluan në Uashington më herët gjatë ditës, janë në gjendje kritike, por jo të vdekur, siç kishte deklaruar fillimisht guvernatori i Virxhinias Perëndimore, Patrick Morrisey.

”Dy anëtarët e Gardës Kombëtare u qëlluan pranë stacionit të metrosë Farragut West, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, rreth orës 14:15 (19:15 GMT)”, thanë autoritetet në një konferencë për shtyp rreth dy orë e gjysmë pas incidentit.

“Ju lutemi dërgoni lutjet tuaja për ata luftëtarë të guximshëm që janë në gjendje kritike dhe familjet e tyre”, tha Patel në një konferencë për shtyp të mërkurën pasdite.

Bowser tha se ajo gjithashtu po dërgonte “mendimet dhe lutjet e saj për familjet e rojave dhe për rojat që janë në gjendje kritike në një spital lokal”.

Ndihmësshefi ekzekutiv i Departamentit të Policisë Metropolitane, Jeffery Carroll, tha se “anëtarët e Gardës Kombëtare të Uashingtonit ishin në një patrullë me dukshmëri të lartë… kur një i dyshuar erdhi nga një cep dhe me një armë zjarri qëlloi drejt tyre”.

Carroll shtoi se i dyshuari u kap nga anëtarët e tjerë të Gardës Kombëtare dhe më pas u arrestua.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Masa ndaj Ballukut, Berisha: “Le të shkulin kokë, hundë e veshë, e meritojnë”

https://www.youtube.com/live/H_HT3scmO7U?si=xt02T2mcqZrF-2tF Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga...

Shehu për buxhetin e Shëndetësisë: Të arrijmë në 80% të rimbursimit të barnave

Në punimet e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale,...

Erion Braçe: Hetoni pasurinë e drejtorëve të Tatimeve dhe të Doganave!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që...

Rrugët e pakolauduar Qukës-Qafë Plloçë, PD: Klientelizëm dhe para të humbura

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka...