14.5 C
Tirana

Familjet në Thumanë po përballen me të ftohtin, apeli i banores: Na sillni një çadër në oborr, jam e sëmurë

Më datë:

Banorët e Thumanës, të cilët jetojnë në çadra që pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, po përballen me kushte të vështira jetese në këto ditë të ftohta dimri, të cilat kanë ‘mbërthyer’ vendin tonë.

Familja Xhixha nga Thumana jeton në kushte tejet të vështira, e gjithashtu katër familje të tjera po përjetojnë të njëjtën situatë pas përkeqësimit të motit.

Një tjetër banore, e cila jeton në kushte të vështira, nuk ka as çadër pranë shtëpisë.

Ajo i bën apel shtetit ta ndihmojë duke i dërguar një çadër në oborr, pasi është dhe e sëmurë. Sipas saj komuna i ka thënë shko jeto tek kunata, sepse nuk ka çadra.

“A jetohet këtu brenda, siç jetoj në çadër unë. Është shtet i bukur ky. Ku jetohet këtu, e kam pas dhomë gjumi.

I kërkoj shtetit të më sjellë një çadër në oborr. Jam e sëmurë, me pompë. Komuna më ka thënë nuk kemi çadra, shko jeto tek kunata jote”, shprehet banorja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...