17.5 C
Tirana

Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ngrihen në protestë dhe kërkojnë drejtësi

Më datë:

Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor, në mbështetje të Erjon Bobës, adoleshentit që humbi jetën pas një konflikti mes adoleshentësh, mblodhi vetëm familjarët dhe disa të afërm të tij. Edhe pse pjesëmarrja ishte e kufizuar, atmosfera ishte e rënduar dhe shënuar nga dhimbja, teksa familjarët ngritën kërkesën për transparencë dhe drejtësi të plotë.

Halla e viktimës theksoi se protesta nuk ishte një tubim thjesht familjar, por një thirrje për qytetarët dhe institucionet që të reflektojnë dhe të marrin masa konkrete, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Ajo kërkoi hetim të drejtë dhe të thelluar, duke theksuar se Erjoni nuk duhet të mbetet një statistikë e radhës. Një qytetar i pranishëm tha se mbështet familjen në kërkesën për drejtësi dhe ngriti shqetësimin për gjendjen e shoqërisë dhe të mjedisit shkollor.

“Mbështes drejtësinë për Erjonin. Fatkeqësi e rëndë, mjerë kush e përjeton. Po jetojmë në një shoqëri depresive e indiferente, ku askush nuk reagon. Nuk po rritet një brez edukativ, por agresiv, sepse nxënësit nuk shkojnë në shkollë me çanta me libra, por me thika dhe municione,” u shpreh ai.

Ngjarja që i mori jetën 15-vjeçarit Erjon Boba ndodhi më 25 nëntor në zonën e ish-Kënetës, ku ai u konfliktua me një grup bashkëmoshatarësh dhe u godit me thikë. Pas disa ditësh në Spitalin “Nënë Tereza”, ai ndërroi jetë më 4 dhjetor.

Kjo tragjedi sjell në kujtesë një ngjarje të ngjashme të ndodhur një vit më parë në Tiranë, ku nxënësi Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar. Për këtë rast, autori i dyshuar është arrestuar dhe më 9 dhjetor pritet të shpallet vendimi i gjykatës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

https://www.youtube.com/live/8WKf4r1xaGM?si=4CzW4BDbpMKCcaUc&t=904 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për sulmim në kanalin e “Ibër Lepencit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi...

Gjermani: Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët

Në hapësirën ajrore gjermane po shtohen gjithnjë e më...