Familja pa çati, shkollat e Beratit nismë për t’i ndihmuar

Mjerimi në familjen Musta në fshatin Velçan të Beratit është ulur këmbëkryq. Përveç varfërisë ekstreme, familja me 4 anëtarë në këto ditë dimri përballet edhe me të ftohtin, pasi shtëpia ku jetojnë është tërësisht e rrënuar.

Zonja e shtëpisë, Festimja është e sëmurë me depresion dhe me astmë bronkiale. I vetmi që punon, është kryefamiljari Ademi, i cili gjen ndonjë punë ditore për të mbajtur frymën gjallë.

Dy fëmijët e tyre, djali 15 vjeç Zbukurimi dhe vajza 9-vjeçare Armelda, përshkojnë 9 km për të mbërritur në shkollë, ndërsa ëndrra e tyre është për një shtëpi normale.

Nisur nga kushtet e vështira të familjes Musta, nxënësit e shkollës ku mësojnë fëmijët e saj, kanë ndërmarrë një nismë për t’i ardhur në ndihmë.

Nisma ka gjetur mbështetjen edhe nga shkollat e qytetit të Beratit. Ndërkohë në sajë të sensibilizimit, familja Musta mund t’i gëzohet së shpejti edhe një banese të re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi