Familja në Kosovë jetonte me 75€, reperi gjerman i blen banesë të re!

Reperi gjerman me emrin Kollegah (Felix Blume) së bashku me reperin tjetër Ghent ka udhëtuar në Kosovë. Jo për të mbajtur ndonjë koncert, por për të bashkëpunuar me një organizatë bamirësie për të ndihmuar njerëzit me nevojë.

Qëndrimi në Kosovë ishte filmuar nga djemtë e Empire Alpha Music dhe ishte bërë një video 35-minutëshe në YouTube. Së bashku me fondacionin e bamirësisë ‘Jetimat’, Kollegah kishte blerë një banesë krejtësisht të re për një familje 10-anëtareshe!

Familja ka qenë e papunë për disa vjet, kështu që të gjithë 10 anëtarët e familjes kanë jetuar me një pagesë mujore prej 75 €. Në video shihet gjendja e vështirë e familjes.

Të lodhur nga varfëria, derisa po përgatiteshin për dimrin e ardhshëm, familja befasohet nga Kollegah dhe organizata ‘Jetimat e Ballkanit’. Atyre iu sigurohet strehë në një apartament krejtësisht të ri, me ngrohje, energji elektrike dhe ujë.

Për këtë surprizë, Kollegah mësoi disa fjalë në gjuhën shqipe për ta sjellë këtë mesazh të pabesueshëm te familja. Anëtarët e familjes nuk mund të besonin se ata ishin pronarët e një apartamenti të ri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi