Familja e ndarë nga PYD/PKK ëndërron ribashkimin

Një familje siriane kurde është në pritje që vendlindja e tyre të pastrohet nga terroristët për t’u bashkuar me dy djemtë e tyre të rekrutuar me forcë nga organizata terroriste PYD/PKK.

Si shumë familje kurde, familja Ali u detyrua nga terroristët e PYD/PKK-së të largohet nga zona Tel Ebjad e Sirisë, vendlindja e tyre për shumë vite.

Terroristët e PYD/PKK-së rekrutuan me forcë në radhët e tyre dy djemtë e familjes Ali, dogjën shtëpinë e tyre, si dhe fushën e grurit prej rreth 40 hektarësh dhe i detyruan të largohen.

Duke humbur shpresën në perspektivën për të vazhduar jetën në vendin e tyre, familja Ali emigroi në Turqi me gjashtë fëmijët e tyre.

Duke u përpjekur të mbijetojë me ndihmën e individëve bamirës, ​​familja jeton në provincën Şanlıurfa me shpresën e ribashkimit me fëmijët e tyre një ditë, duke pritur me padurim që atdheu i tyre të pastrohet nga të gjithë terroristët.

Xhelal Ali, babai i familjes, tha për Anadolu Agency (AA) se ata mbështesin plotësisht operacionin “Dega e Ullirit” të nisur nga Turqia kundër terroristëve të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në rajonin Afrin të Sirisë.

Ali tha se terroristët e PYD/PKK-së tani janë duke bërë dëmin më të madh ndaj Sirisë.

“PYD/PKK, e cila inkurajohet efektivisht nga SHBA-të dhe regjimi i Asadit në Siri, detyroi banorët e vërtetë të qyteteve të emigrojnë për të ndryshuar strukturën demografike të rajonit”, tha Ali.

Ai theksoi se revolucionarët sirianë dhe Turqia janë duke luftuar së bashku kundër grupeve terroriste.

“Kulminimi i i kryengritjes popullore me sukses do të sillte përfitime si për Sirinë, ashtu edhe për Turqinë. Ne shpresojmë që Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane do të jenë të suksesshme kundër këtij grupi. Ne besojmë se fitorja është afër”, tha Ali.

Të shtunën, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët ePYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria eTurqisë.

Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke u dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke u shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi