Fabrici: BE do të normalizojë marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici ka thënë se Brukseli është i angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Sam Fabrici, ka përsëritur se Brukseli është i angazhuar për të arritur një marrëveshje që do të jetë ligjërisht detyrues e cila ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Siç shkruan televizioni shtetëror serb, transmeton lajmi.net, Fabrici, duke mos dashur ta komentoj deklaratën e fundit të Nënsekretarit të Shtetit Amerikan për Çështjet Politike David Hale, i cili tha se “qëndrimi i SHBA është një njohje e pranueshme reciprokisht e Kosovës dhe Serbisë”, por Fabrici ka thënë se edhe qëndrimi i BE-së për njohjen e Kosovës është i qartë.

“Ju e dini qëndrimin e Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës, është e qartë. Ne jemi në favor të arritjes së një marrëveshjeje që do të jetë ligjërisht e detyrueshme, me normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, deklaroi Fabrici.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi nuk ka dashur të komentojë pikëpamjet e partive të tjera apo rezultatin e mundshëm të dialogut.

Ndryshe Hale gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë deklaroi se, Kosova është përpara hapit kyç në rrugën drejt një të ardhmeje të begatë.

Sipas tij, për t’u arritur kjo gjë, duhet marrëveshja gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, në të cilën pika kyçe është njohja e qëndrueshme në mes të dyja shteteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi