Exclusive/ Me master në Call Center

Call Centerat janë një industri shërbimesh, kryesisht marketingu. Kompanitë e këtij sektori shesin produktet apo shërbimet e bizneseve të tjera, kryesisht të huaja. Për shkak të krahut të lirë të punës që ofron Shqipëria, ky sektor është bërë punëdhënësi më i madh i të rinjve ne vend. Por si funksionon kjo industri dhe A janë vetëm të rinjtë që punojnë? Exclusive sjell detajet sonte në mbrëmje, në ora 20:05.

Shqipëria është një vend që vuan nga papunësia e lartë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i statistikave aktualisht 26.3 për qind e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç janë të papunë.

Por kjo shifër do të ishte shumë më e lartë nëse në vend nuk do të ekzistonte një industri, që siguron punësim masiv për moshat e reja. Ajo është industria e Call Centerave.

Call Center-at janë një industri shërbimesh, kryesisht marketingu. Kompanitë e këtij sektori shesin produktet apo shërbimet e bizneseve të tjera, kryesisht të huaja. Për shkak të krahut të lirë të punës që ofron Shqipëria, në dhjetë vitet e fundit ky sektor është zgjeruar me ritme të shpejta duke u bërë punëdhënësi më i madh i të rinjve shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 804 kompani call center-ash, të cilat punësojnë mbi 30 mijë vetë. Pas këtij numri qëndrojnë jetë dhe histori të ndryshme.

Një pjese janë studentë që nxjerrin shpenzimet e shkollimit, por 90% e tyre mbajnë familjet.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi