4.5 C
Tirana

Evropë, rëndohet situata/ Zvicra s’ka vend në terapinë intensive

Më datë:

Në disa pjesë të Evropës, situata e pandemisë është rënduar.

“Business Standard” thotë se në Zvicër të gjithë shtretërit në terapi intensive, janë të zënë. Praktikisht vendi ka mbërritur kapacitetin maksimal në këto njësi.

Alarmin e dha vetë shoqata kombëtare e mjekëve, e cila i nxiti njerëzit më të cënueshëm të lënë një shënim me shkrim ku të shpjegojnë nëse pranojnë të vendosen në intubim.

Vendi me 8.5 milionë banorë, është duke përjetuar një shpërthim të ri të infeksionit me më shumë se 83.500 raste të raportuara që prej datës 3 nëntor.

Mjekët në Hungari sakaq po paralajmërojnë se mungesa e stafit të kualifikuar mjekësor për trajtimin e pacientëve me koronavirus në repartet e kujdesit intensiv, mund të çojë shpejt në një rritje të numrit të vdekjeve dhe në shembje të sistemit të brishtë të kujdesit shëndetësor të vendit, pavarësisht blerjes se pajisjeve te shtrenjta mjekësore nga ana e qeverisë.

Në Itali, ekspertët thonë se virusi është bërë “më i lig” e shkakton tani 4 vdekje në 100 të infektuar.

Vetëm Meksika dhe Irani e kanë më keq këtë shifër; në Gjermania, treguesi i vdekshmërisë shkon në 1.6%. Rusia sakaq shënoi brenda 24 orësh 22.400 infektime të tjera, por nga ana tjetër ka një rënie shpresëdhënëse të rasteve aktive.

Megjithatë, me masat urgjente të qeverive, në disa pjesë të kontinentit të vjetër vala e dytë e sëmundjes po jep shenja ngadalësimi.

Shifrat po stabilizohen në Gjermani e Spanje dhe janë në rënie në Belgjikë, Francë e Holandë, por ekspertët sërish thonë se është ende shumë shpejt për t’u qetësuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...