“Evropa ka nevojë për Turqinë dhe Turqia ka nevojë për Evropën”

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, tha se Evropa ka nevojë për Turqinë dhe Turqia ka nevojë për Evropën, duke shprehur nevojën për të qëndruar të bashkuar.

Në kuadër të vizitës në Turqi, Jagland mbajti një fjalim në një konferencë të organizuar në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë nga ana e Akademisë Turke të Drejtësisë.

Ai rikujtoi mbështetjen që Këshilli i Evropës ia kishte ofruar Turqisë kundër tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016.

“Në korrik të vitit 2016, Këshilli i Evropës nuk ngeli vetëm duke e dënuar tentativën për grusht shteti, por unë haptazi u shpreha se Turqia mund t’i besojë unitetit dhe mbështetjes sonë”, tha Jagland.

Ai theksoi se gjykimet në Turqi pas tentativës për puç duhet të kryhen në përputhje me ligjin vendimtar të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Është e vërtetë se zyrtarët që kryejnë krime duhet të hetohen. Për më tepër, ndaj autorëve të këtyre krimeve duhet hapur padi. Kjo është e qartë. Në kushte të jashtëzakonshme, duhet marrë masa të jashtëzakonshme. Këto duhet të bëhen në përputhje me ligjin vendimtar të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, u shpreh kreu i Këshillit të Evropës.

Ai tha se bashkëpunimi me Turqinë është i rëndësishëm në luftën ndaj problemeve të shkaktuara nga çështje si kriza ekonomike, incidentet terroriste, migrimet kolektive dhe luftërat jashtë kufijve dhe kontrollit të Evropës.

“Ne kemi nevojë për aleancë dhe qëndrim të përbashkët për të ruajtur sistemin tonë në kontinent dhe interesat e njerëzve tanë. Këtë nuk mund ta bëjmë pa Turqinë. Përgjigjja më e fortë ndaj erërave të forta me të cilat përballet Evropa është të qëndrojmë stoikë dhe të fortë së bashku. Evropa ka nevojë për Turqinë dhe Turqia ka nevojë për Evropën”, vuri në dukje Jagland.

Edhe pse marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian kanë mbetur të pazgjidhura, afërsia e saj me Këshillin e Evropës është e qartë, shtoi Jagland, duke theksuar rëndësinë për të luftuar së bashku kundër vështirësive me të cilat është ballafaquar Evropa.

Ai tha se që nga fillimi i viteve 2000, Turqia ka realizuar reforma serioze që përputhen me vlerat e Këshillit të Evropës.

“Turqia mori masa të cilat do ta mbështesnin demokracinë dhe do ta zgjeronin spektrin e të drejtave të njeriut”, shtoi Jagland.

Pritjen e mbi tre milionë refugjatëve sirianë në Turqi, Jagland e cilësoi si tregues i perspektivës së Turqisë për sa i përket të drejtave të njeriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi