Europa League ndan biletat e fundit nga faza e grupeve

Mbrëmjen e kësaj të enjteje mbyllet faza e grupeve të Europa League, teksa priten të jepen edhe verdiktet e fundit sa i përket kualifikimit për në 1/16-at e finaleve.

Milani, që do të luajë me Olympiacosin në Pire, është praktikisht i kualifkuar dhe mund të mjaftohet edhe me një barazim. Por, kuqezinjtë mund t’ia lejojnë vetes edhe një humbje me më pak sesa 2 gola diferencë.

Po në këtë grup, Real Betis do të luajë me Dundelange, një sfidë kjo që është formalitet, pasi spanjollët janë të kualifikuar, ndërsa Dundelange është eliminuar.

Ndeshje formale është edhe ajo që do të luhet mes Arsenalit dhe Karabagut, pasi “topçinjtë” janë kualifikuar si fitues të grupit E, ndërsa skuadra nga Azerbajxhani është eliminuar.

E njëjta histori edhe në sfidën mes Sportingut të Lisbonës dhe Vorsklës, me portugezët që janë kualifikuar si të dytët në grup e Vorksla që është eliminuar.

Sevilla do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Standard Liege në grupin J dhe kalon në raundin tjetër nëse fiton, por edhe nëse barazon me skuadrën belge. Krasnodari do të luajë me Akhisarin, ku do të mjaftohet edhe me një barazim për të qenë mes 32 më të mirave.

Në grupin H janë të zgjidhura enigmat për skuadrat e kualifikuara, me Eintrachtin dhe Lazion që e kanë arritur këtë objektiv, kështu që përballja mes tyre do të jetë thjesht formalitet.

Në grupin L, Chelsea tashmë i kualifikuar do të luajë me Vidin. Ky i fundit është në garë për vendin e dytë me BATE-n, e ndaj londinezëve do t’iu duhet të marrin më shumë pikë sesa bjellorusët, të cilët do të luajnë me PAOK-un.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi