Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë, në “Fortuna Arena” në Pragë, që vlen për kualifikueset e EURO 2024, Grupi E.
Golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, ku edhe Çekia u shfaq më agresive. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 56, pas një inkursioni të Soucek në afërsi të zonë sonë të rreptësisë dhe një pase drejt Cerny, i cili i vetëm përballë portierit Berisha, dërgoi topin në rrjetë. Edhe pse fillimisht u duk pozicion jashtë loje, gjyqtari përmes “VAR” akordoi golin për vendasit. Barazimi erdhi pak minuta më vonë. Në minutën 66′, Nedim Barjami lëshon goditje fantastike nga jashtë zone dhe gjen golin e barazimit.
Pas këtij momenti, të dyja skuadrat tentuan gjithçka për të gjetur epërsinë, por në fund barazimi 1-1 do të ishte rezultati final i lojës
Ndërkohë Çekia e trajnerit Shilhavi ka këtë formacion: Pavlenka, Brabec, Holes, Krejçi, Çufal, Suçek, Kral, Provod, Çerni, Kushta, Çvançara.
Shqipëria ndodhet në Grupin E të kualifikueseve dhe renditet në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, 1 pikë më pak se Çekia kryesuese e grupit. Ndërkohë në vendin e tretë ndodhet Polonia me 6 pikë e ndjekur nga Moldavia me 5 pikë dhe Ishujt Faroe në vendin e fundit me 1 pikë. Shqipëria pas sfidës në Pragë, do të luajë më datën 10 shtator ndaj Polonisë në Tiranë, duke mbyllur në këtë formë fazën e parë në këtë grup.
Klasifikimi:
1-Republika Çeke 8 pikë (2 fitore; 2 barazim)
2-Shqipëria 7 pikë (2 fitore; 1 humbje; 1 barazim)
3-Polonia 6 pikë ( 2 fitore; 2 humbje)
4-Moldavia 5 pikë (1 fitore, 2 barazime, 2 humbje)
5- Ishujt Faroe 1 pikë (1 barazim, 2 humbje)