https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
“Euro 2020”, UEFA do të japë 371 mln euro për pjesëmarrësit - Drita Tv

“Euro 2020”, UEFA do të japë 371 mln euro për pjesëmarrësit

UEFA do të shpërndajë 371 milionë euro, për 24 skuadrat që do të kualifikohen për në fazën finale të Europianit të vitit 2020.

Ky është një nga vendimet e marra nga Komitet Ekzekutiv i UEFA, në prag të Kongresit të 42-të të saj, që u mbajt në Bratislavë, ku të pranishëm ishin edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka; zv.presidenti Edvin Libohova; si dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku.

Shifra prej 371 milionë eurosh e akorduar për ekipet e “Euro 2020” është 23% më e lartë sesa ajo për Europianin e Francës, që ishte 301 milionë euro.

Më pas, UEFA dha edhe detajet e shpërndarjes së këtij fondi. 9.25 milionë euro do të përfitojnë të 24 skuadrat për pjesëmarrjen. Në fazën e grupeve shpërblimi do të jetë 1.5 milionë euro për çdo fitore dhe 750 mijë euro për çdo barazim. Në 1/8-at e finaleve, skuadrat do të marrin 2 milionë euro; ato që kalojnë në çerekfinale do të përfitojnë 3.25 milionë euro të tjera; ndërsa për kualifikimin në gjysmëfinale shpërblimi do të jetë 5 milionë euro.

Finalja e “Euro 2020” do të luhet në “Wembley” të Londrës dhe skuadra që do të ngrejë trofeun do të përfitojë një shpërblim prej 10 milionë eurosh, ndërsa ekipi finalist do të përfitojë 7 milionë euro. Kjo do të thotë se skuadra kampione, nëse i fiton të gjitha ndeshjet në grup, do të përfitojë në total 34 milionë euro.

Një tjetër vendim që u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ishte miratimi i fondit prej 775 milionë eurosh për programin e zhvillimit të futbollit “Hattrick”, për periudhën 2020-2024. Secila prej federatave anëtare të UEFA-s, mes të cilave edhe ajo shqiptare, do të sigurojë 14.1 milionë euro në 4 vitet e ardhshme nga ky program i UEFA-s./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi