Etiopi, 59 zyrtarë të arrestuar për korrupsion e sabotim ekonomik

Autoritetet etiopiane kanë arrestuar 59 zyrtarë nën akuzat për korrupsion dhe sabotim ekonomik. Prokurori i Përgjithshëm i vendit tha se arrestet janë bërë në kuadër të një vale pastrimi ndaj të korruptuarve në administratë.

Berhanu Tsegaye tha se në mesin e të prangosurve janë njerëz që kanë punuar në qeveri dhe ministri të rëndësishme, sidomos në atë Financave. Tsegaye u shpreh se janë gjetur prova sesi zyrtarët kishin tejkaluar kompetencat dhe kanë dhënë prona për persona të caktuar, më tepër nga se iu takon, shkruan “Reuters”.

Pas marrjes së detyrës vitin e kaluar, kryeministri Abiy Ahmed tha se do të kryejë pastrime të rëndësishme në administratë, në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe informalitetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi