“Është e mbushur me mllef”/ Nëna e Karolinës e shokuar, të afërmit: Po përjeton makth

Nëna e 20-vjeçares britanike që u vra nga bashkëshorti në Greqi po e përjeton tragjedinë akoma më rëndë. Situata është dramatike në dy familjet e çiftit.

Nëna e Carolinë është në gjendje shoku pasi nuk kishte dyshuar për asnjë minute tek dhëndri.

“Susanna është shumë e revoltuar. Është e mbushur me mllef dhe ka shumë arsye të jetë kështu. I duket sikur po përjeton një makth. Ajo i kishte mbajtur të gjitha shpresat tek Babis, sepse e shihte si një vazhdim të vajzës. Nuk kishte dyshuar kurrë tek ai…”

Hariklia Theodorou tregoi për mediat se Susanna e kishte pikë të dobët të bijën dhe për këtë arsye e reja nuk donte që ta mërziste me realitetin që po përjetonte në martesën e saj.

“Kjo është arsyeja se pse ajo nuk donte që ta mërziste të ëmën. Ajo ishte shumë krenare për martesën e tyre, për dhëndrin dhe për mbesën. Mendoj që Caroline nuk donte që t’ia prishte këtë imazh që ajo kishte krijuar.”

Ndërsa e pyetur për Babis, ajo tregon: Ai ishte gjithnjë duke qeshur, nuk ishte nevrik. Nuk i tregonte emocionet e forta as gëzimin, as hidhërimin. Ishte shumë i dashuruar, vinte në ishull vetëm për t’i sjellë një buqetë me lule.”

Edhe familja e pilotit 32-vjeçar është në gjendje të rënduar.“Vëllai i tij është në shok, nuk mund ta besojë, ai është ende këtu në Alonissos. Nëse i njihni prindërit … Ata janë shenjtorë, të arsimuar, nuk e di se si do ta menaxhojnë atë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi