20.5 C
Tirana

Escobar: Mbështetje për integritetin dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës

Më datë:

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mbërriti për një vizitë në Sarajevë.

Në bisedimet fillestare me ambasadorin e SHBA-së në Bosnjë-Hercegovinë, Michael Murphy dhe ministrin e Mbrojtjes të Bosnjës Zukan Helez, u diskutua përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës.

Në të njëjtën kohë, Escobar shprehu mbështetjen e tij të fortë për Forcat e Armatosura të Bosnjës, duke theksuar nevojën për vazhdimin dhe thellimin e reformave në fushën e mbrojtjes, me synimin për anëtarësimin e vendit ballkanik në NATO.

Sipas ambasadës amerikane, qëllimi i vizitës së Escobar në Sarajevë është të diskutojë situatën në vend me lidershipin vendas në dritën e përshkallëzimit të sulmeve, ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, rendit kushtetues dhe shtetit boshnjak.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC

Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, i arrestuar nga...

Rama: Synojmë që “Shqipëria 2030” të jetë kampione e rajonit në çdo aspekt

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e masave...

Siguria në shkolla/ Hoxha: Ndër prioritetet kryesore

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi sot rëndësinë që...

Malaj me ambasadoren e Zvicrës: Intensifikim i bashkëpunimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një...