Erdogan viziton vendin e fatkeqësisë në Stamboll: Duhen nxjerrë mësime

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi lagjen Kartal të Stambollit, ku para tre ditëve u shemb ndërtesa në të cilën, sipas informacioneve të fundit, kanë humbur jetën së paku 17 persona.

Erdogan vizitoi vendin e fatkeqësisë, ndërsa për detajet e aktiviteteve në terren që i bëjnë ekipet e shumta u informua nga ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe prefekti i Stambollit, Ali Yerlikaya. Në shoqërim të presidentit Erdoğan ishte edhe ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës, Erdogan tha se: “Ka shumë mësime që duhet t’i nxjerrim prej kësaj. Lidhur me këtë, kryeprokurori jonë, prokurorët, të gjithë ministrat, AFAD, vazhdojnë me punën. Pas të gjitha këtyre aktiviteteve do të bëhen të gjitha hapat e nevojshëm”, tha presidenti i Turqisë.

Pas vizitës së vendit të ngjarjes, Erdogan shkoi në spitalin “Dr.Lutfi Kirdar” në Kartal, në të cilin janë hospitalizuar të lënduarit e fatkeqësisë në fjalë.

Në lagjen Kartal, në pjesën aziatike të Stambollit, të mërkurën u shemb një ndërtesë shtatë katëshe, në të cilën në atë moment kishte 30 banorë. Për arsye sigurie janë evakuar edhe ndërtesat përreth, ndërsa kërkimi në gërmadhat vazhdon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi