Erdogan: Turqia në epokën ku çdo qytetari i janë garantuar të drejtat dhe liritë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në adresimin e tij gjatë qëndrimit në qytetin perëndimor Edirne foli për liritë fetare, duke shtuar se vendi i tij në këtë aspekt ka qenë objektiv i kritikave dhe sulmeve të padrejta.

Erdogan theksoi se Turqia shpesh është sulmuar, edhe pse ata që e sulmonin, shumë mirë e dinin se në këtë vend në mënyrë të barabartë mbrojnë të drejtat fetare të turqve dhe gjithë popujve tjerë.

“Turqia së bashku me ne ka hyrë në epokën në të cilën çdo qytetari të këtij vendi i janë garantuar të drejtat dhe liritë, pavarësisht cilës fe apo medh’hebi i përkasin. Nësë është me mbulesë apo pa mbulesë, si do që të vishet, ne as që kemi autoritetin e as të drejtën që të ndërhyjmë në këto çështje”, ka thënë Erdogan.

Ai sot në Edirne deklaroi se në rajonin e Thrakisë janë zbuluar fusha të reja gazi, në bazë të të cilave në këtë rajon do të dyfishohet prodhimi i gazit.

“Kemi zbuluar fusha të reja gazi me rezerva deri në 3 miliardë metra kub, gjë e cila do të dyfishojë prodhimin e tanishëm të gazit tonë në Thraki. Kjo sasi është e mjaftueshme të sigurojë nevojat e gazit për 300 mijë shtëpi për 10 vitet e ardhshme”, ka thënë Erdogan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi