20.5 C
Tirana

Erdogan: Turqia e vendosur të parandalojë shkeljen e armëpushimit në Idlib

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të parandalojë përpjekjet e regjimit sirian për të shkelur armëpushimin në provincën siriane Idlib.

“Ne jemi të vendosur të parandalojmë përpjekjet e regjimit (sirian) për të shkelur armëpushimin (në Idlib), të vetëm nëse është e nevojshme. Nuk është shaka, të gjithë duhet të shohin dhe të pranojnë se Turqia pa dyshim po bën atë që thotë”, tha Erdoğan para grupit parlamentar të partisë së tij.

“Shpresoj që armëpushimi të vazhdojë”, shtoi Erdogan.

Duke theksuar se armëpushimet e mëparshme në provincën Idlib ishin shkelur nga regjimi sirian, Erdogan tha se “këtë herë, situata është ndryshe”.

Presidenti turk tha se 400 mijë sirianë duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në kuadër të armëpushimit. Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të diskutojë mbi përdorimin e dhunës nga regjimi sirian.

Turqia bëri presion për armëpushimin në Idlib pasi rajoni rezistoi disa muaj goditje nga forcat besnike të regjimit të Bashar al-Assadit dhe aleatëve të tij, duke shkaktuar ikjen e rreth 1 milion refugjatëve civilë që u drejtuan drejt kufirit turk.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan për ta kthyer Idlibin në një zonë de-eskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE-së miraton objektivin klimatik 2040 me 90% ulje emetimesh

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të reduktojnë emetimet...

Kurti publikon kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Puna që nuk shihet, nuk dihet…

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka reaguar...

Refuzohet mocioni për Ballukun: Bardhi sulmon Ramën për mungesë përgjegjësie

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...

Mamdani fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak të New...