Erdoğan: Stabiliteti i BeH-së, i rëndësishëm për stabilitetin e të gjithë Evropës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimeve me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç, tha se Turqia mbështet fuqishëm anëtarësimin e BeH-së në NATO, duke theksuar se stabiliteti i BeH-së është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilitetin e të gjithë Evropës.

“Dëshirojmë që sa më parë të formohet qeveria në BeH pa asnjë akuzë reciproke dhe që udhëheqësit sa më parë të përqendrohen në procesin e reformave, dëshirojmë integrimin e BeH-së në institucionet euroatlantike dhe anëtarësimin në NATO, për të cilat Turqia ofron mbështetje të madhe”, tha Erdoğan në një konferencë për media.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia do të ofrojë çdo lloj mbështetjeje që projekti për tubacionit “Rrjedha Turke” të kalojë përmes Bosnjë e Hercegovinës.

Presidenti turk vuri në dukje se BeH është një mozaik i vërtetë i Ballkanit, që e bën paqen dhe stabilitetin në BeH me rëndësi të madhe për paqen në të gjithë Evropën dhe jo vetëm në atë rajon.

“Marrëdhëniet tona me BeH janë gjithmonë prioritet, kemi bisedime shumë konstruktive dhe ne kemi konsideruar hapat e nevojshëm për të përmirësuar marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera që kemi. Ne konfirmuam se Turqia do të vazhdojë të investojë përpjekjet për stabilitetin në BeH, forcimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili do të kontribuojë në situatën e brendshme politike dhe përparimin e tërë shoqërisë”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se Marrëveshja për Tregti të Lirë u nënshkrua sot në Ankara, e cila do të kontribuojë në shkëmbimin tregtar prej 1 miliard euro, duke vënë në dukje se tashmë ka dhënë “udhëzimet e nevojshme për importimin e mishit nga Bosnjë e Hercegovina”.

“Autostrada Sarajevë – Beograd gjithashtu do të kontribuojë në zhvillimin e tërë BeH-së dhe në këtë kontekst, sot kemi nënshkruar gjithashtu një Memorandum Mirëkuptimi. Ne gjithashtu biseduam për energjinë, turizmin, bujqësinë, blegtorinë dhe vazhdojmë të inkurajojmë kompanitë private për të investuar në BeH”, theksoi Erdoğan.

Presidenti Erdoğan theksoi se në takimin me anëtarët e Presidencës së BeH-së, ka diskutuar edhe mbi tema rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.

Ai theksoi se në takimin me anëtarët e Presidencës së BeH-së është biseduar edhe për tema rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.

“BeH zë vend të veçantë në zemrat tona dhe për këtë bëjmë përpjekje të mëdha për të kontribuar në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballet BeH, si të bëhej fjalë për problemet tona personale. Do të vazhdojmë t’i ofrojmë çdo lloj përpjekje dhe ndihme BeH-së”, tha Erdoğan.

Rikujtojmë se presidenti turk, Erdoğan dhe kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Dodik, nënshkruan sot në Ankara Marrëveshjen e reviduar për tregti të lirë mes Turqisë dhe BeH-së.

Dodik dhe Xhaferoviç po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Ankara ku takuan presidentin Erdoğan.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes me nderime ushtarake para pallatit presidencial në Ankara, vijoi takimi i anëtarëve të kryesisë së BeH-së me presidentin turk, pas çka u mbajtë edhe një takim i delegacioneve nga Turqia dhe BeH.

Në fokus të bisedimeve gjatë vizitës është reviduar Marrëveshja për tregti të lirë mes Turqisë dhe BeH-së, e cila u nënshkrua sot. U nënshkrua edhe Memorandum për mirëkuptim sa i përket ndërtimit të autostradës Beograd-Sarajevë, me të cilin parashihet dinamizimi i procesit për ndërtimin e pjesës e cila kalon nëpër BeH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi