Erdogan: Procesi i krijimit dhe zhdukjes së DEASH-it është përplot me sekrete

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Ankara porositi se organizata terroriste DEASH me vite është paraqitur si një bishë e pamposhtur, dhe se ka arritur të dëshmojë se bëhet fjalë për një krijesë boshe. Erdogan poashtu shtoi se procesi i krijimit dhe zhdukjes së DEASH-it është përplot me sekrete.

Erdogan sot mbajti fjalim në takimin e rregullt të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në Ankara dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale.

Duke folur për goditjen e organizatës terroriste FETO ndaj sistemit të drejtësisë në vend, në periudhën nga 17 deri më 25 dhjetor të vitit 2013, presidenti turk tha se nën maskën e drejtësisë është bërë një nga kurthet më të mëdha në historinë e vendit.

“Duke iu falënderuar qëndrimit tonë të drejtë dhe zgjuarësisë së popullit tonë ky kurth ishte i pasuksesshëm, por ata shkuan dhe të njëjtën e bënë në SHBA. Nesë ende ka nga ata që na akuzojnë me gojën e FETO-s, arsye për këtë mund të jetë vetëm roli i tyre në po këtë kurth”, ka thënë Erdogan.

“FETO-n e dëbuam nga atdheu ynë, por shohim se kjo organizatë terroriste lirshëm vepron në atdheun e saj”, tha presidenti Erdogan.

Ai tha se është e qartë se pas kërcënimeve të shumta kundër Turqisë fshihen qëllimet politike dhe ekonomike.

“Turqia nuk është një vend me të cilin ju mund të luani si me një lodër”, tha ai.

Po ashtu komentoi edhe rreth luftës kundër organizatës terroriste DEASH. Erdoğan theksoi se Turqia për një kohë të gjatë paralajmëron për gabimet në politikat rajonale të SHBA-së, vendin të cilin Turqia e konsideron aleat të sigurtë.

“Vet procesi i krijimit dhe zhdukjes së DEASH-it është plot me sekrete. Thoni se keni ‘pastruar DEASH-in’, pse atëherë akoma vazhdojnë të vijnë kamionë përplot me armë në veri të Sirisë apo në Siri? Pse akoma po vazhdon? Kundër cilit vend ju bëni këtë armatosje në veri të Sirisë apo në Siri? Pse veproni kështu? Këtë duhet sqaruar, problemi qëndron diku tjetër. Ne në fakt e dimë si qëndron puna, prandaj do ti bëjmë hapat tona. Askush të mos presë se Turqia do të qëndrojë me duar të lidhura derisa bëhet fjalë për skenarë që kanë të bëjnë me të”, ka thënë Erdogan.

Ai tha se suksesi i arritur i Turqisë gjatë ofensivës “Mburoja e Eufratit” ishte hapi i parë që shoi balonin e quajtur DEASH.

“DEASH me vite është paraqitur si një bishë e pamposhtur, kurse Turqia përkundër pengesave të shumta që ishin vendosur para saj në terren, tregoi se sa krijesë e zbrazët është DEASH-i”, ka thënë Erdogan./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi