Erdogan: Operacioni në Siri e Irak vazhdon, do të godasim edhe me forca tokësore

Presidenti turk Rexhep Tayiip Erdogan, ka deklaruar se operacioni i Turqisë në Siri dhe Irakun verior do të vazhdojë. Po ashtu ai bëri me dije se vendi i tij do të përdorë edhe forcat tokësore.

Ndër të tjera ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë bisedë me Biden apo presidentin rus për këtë temë.

“Operacioni në Irakun verior dhe Sirinë nuk është një operacion i rastësishëm.

Siç e kemi thënë edhe më parë, nëse dikush shqetëson vendin dhe tokat tona, ne do t’i bëjmë të paguajnë.

Në fakt, ka organizata terroriste në jug të Turqisë që planifikojnë shumë sulme ose që kryejnë sulme të tilla dhe përbëjnë një kërcënim. Ata janë në anën e Irakut, janë në anën e Sirisë.

Siç them gjithmonë, kur thoshim “mund të vijmë papritur një natë”, nuk e kemi thënë kot. Këta hapa u ndërmorën në kohë.

Në fakt, operacioni i ndodhur mbrëmë ishte një manifestim i plotë i këtij fakti”, është shprehur ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi