Erdogan: Nuk qëndrojmë të heshtur nëse regjimi sulmon pikat e vëzhgimit në Idlib

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke komentuar sulmin e djeshëm mbi ushtrisë turke në një pikë vëzhgimi në Idlib të Sirisë ku mbetën të plagosur tre ushtarë, tha se Turqia nuk do të qëndrojë e heshtur.

Presidenti Erdogan foli për gazetarët para vizitës së tij në kryeqytetin Dusanbe të Taxhakistanit, ku do të marrë pjesë në samitin e pestë të krerëve të shteteve të Konferencës mbi Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA).

“Turqia nuk do të qëndrojë e heshtur nëse regjimi sirian vazhdon të sulmoj pikat vëzhguese në Idlib”, deklaroi Erdogan.

Duke iu referuar bashkëpunimit midis vendit të tij dhe SHBA-ve në Munbixh, Erdogan tha se partneri i tyre, SHBA, nuk e mbajti premtimin mbi Munbixhin.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne do të heqim dorë nga çështja e Munbixhit, ne do t’u përmbahemi të gjitha planeve tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë”, tha Erdogan.

Presidenti turk foli edhe për çështjen e Republikës Turke të Qipros Veriore, ku siç tha ai, Turqia ka të drejtën të mbajë trupat e saj në këtë vend.

“Turqia nuk po redukton trupat e saj në Qipron Veriore”, u shpreh Erdogan, duke shtuar se për këtë çështje vendi “nuk ka nevojë për leje nga askush”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi