10.5 C
Tirana

Erdogan e pret Ramën me ceremoni madhështore në Ankara

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të Martë në Turqi, në kuadër të një vizite zyrtare.

Ashtu siç ishte parashikuar, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan e ka pritur Ramën me një ceremoni madhështore në Ankara.

Me kuaj, limuzina e nën tingujt e Himnit tonë Kombëtar, Erdogan e mirëpriti kreun e qeverisë.

Madje pasi shtrënguan duart, Erdogan iu drejtua me humor Ramës duke thënë: A nuk ke ftohtë?!

Më herët Rama kreu homazhet në nder të Mustafa Kemal Ataturkut në Anitkabir, ku ishin të pranishëm edhe disa ministra të kabinetit tonë qeveritar.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj., e parashikuar të ndodhë rreth orës 16:45.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

Ndërsa rreth orës 17:45 do të zhvillohet një darkë mes Ramës dhe Erdogan.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja  i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...