Erdogan dhe Macron do të diskutojnë për ekonominë dhe industrinë e mbrojtjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në prag të vizitës së tij zyrtare në Francë, sot në Stamboll deklaroi se ai do të diskutojë me presidentin francez Emmanuel Macron mbi bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, industrisë së mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit.

“Bashkëpunimi midis Turqisë dhe Francës është jetik për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar”, tha Erdogan.

Në fjalimin e tij para mediave, Erdogan mohoi pretendimet për ndryshime në kabinetin e Qeverisë Turke./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi