Erdogan: Çlirimi i Stambollit ndryshoi rrjedhën e historisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit, Konstandinopojës së dikurshme, tha se atëherë një epokë përfundoi ndërsa filloi një tjetër.

“Urime 566 vjetorin e çlirimit të Stambollit që ndryshoi rrjedhën e historisë botërore, përfundoi një dhe filloi një epokë tjetër”, shkroi Erdogan në Twitter.

Në këtë ditë në vitin 1453, Ushtria Osmane e kryesuar nga Sulltan Mehmed II çliroi Konstandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë së fuqishme Bizantine, gjegjësisht Perandorinë Romake Lindore, perandori i fundit i së cilës ishte Konstandini XI. Që nga ajo ditë, qyteti i Bosforit që shtrihet në dy kontinente u bë kryeqyteti i Shtetit Osman.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi