18.5 C
Tirana

Erdoğan bisedoi me Mbretin e Malajzisë dhe Emirin e Katarit rreth sulmeve izraelite ndaj palestinezëve

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin e Malajzisë, Sultan Abdullah Riayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale dhe sulmet e Izraelit ndaj Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve.

Erdoğan, në bisedë, duke deklaruar se duhet vepruar së bashku kundër persekutimit që Izraeli ushtron ndaj palestinezëve duke sulmuar Mesxhid Al-Aksanë, theksoi bindjen se Turqia dhe Malajzia do të bashkëpunojnë së afërmi në të gjitha platformat përkatëse, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), lidhur me këtë.

Presidenti Erdoğan gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Sipas njoftimit, në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale dhe sulmet e Izraelit ndaj Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve.

Erdoğan në bisedë theksoi rëndësinë e punimeve që Turqia dhe Katari do të zhvillojnë për të mobilizuar vendet e rajonit dhe komunitetin ndërkombëtar kundër sulmeve të Izraelit ndaj Kudsit, Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...