Era e re e teknologjive 5G, AKEP zbulon shifrat dhe objektivat: Në 2019 buxheti i shtetit përfitoi mbi 25 mln euro

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të operatorëve celulare ndaj konsumatorëve, kryesisht në në mbulim sa më të mirë me sinjal telefonie dhe akses në internet në rrjetet mobile, edhe në zona me pak mbulim apo në zona me sherbime vetëm 3G, është vënë tashmë në fokus të punë së AKEP.

Brenda vitit 2019, AKEP planifikon gjithashtu zhvillimin e tenderit të 3-të të frekuencave 800 MHz me të njejtën vlerë, duke i dhënë mundësi edhe operatorit celular Albtelecom që nuk ka akoma spekter 800 MHz, të konkurojë dhe pajiset me Autorizim (License) duke ju mundësuar edhe abonenteve të tij cilësi shërbimesh shume më të mira.

Ndërsa publikon shifrat dhe zbulon objektivat e së ardhmes, AKEP thekson se nga veprimtaria efektive e institucionit,  Buxheti i Shtetit ka përfituar rreth 25 781 000 Euro, ndërkohë që cilësia e shërbimeve është përmirësuar ndjeshëm që nga momenti i fillimit të përdorimit të brezit 800 MHz dhe teknologjive 4G dhe 4G+.

Nese tenderi i tretë i frekuencave 800 MHz realizohet me sukses kete vit, Buxheti i Shtetit do të përfitonte edhe 7 440 000 Euro të tjera dhe kjo do të thotë edhe 10 MHz sasi spektri në dispozicion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

Dhënia e Autorizimit të fundit në brezin 800 MHz do të shënonte përfundimin e frekuencave 4G dhe 4G+ dhe do të fillonte era e re e teknologjive 5G, në koherencë edhe me vendet e Bashkimit Europian dhe Rajonit të cilat në korrik 2020 do të fillojnë perdorimin e frekuencave të brezave 5G.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi