“Enea s’u dhunua”, reagojnë familjarët: Do bëjmë vetëgjyqësi

Pas vendimit të Prokurorisë për të mbyllur çështjen për 27-vjeçarin Enea Ftoin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si korruptiv.

Babai i të ndjerit, Guri Ftoi ka hedhur poshtë konkluzionet se policia nuk kishte e ushtruar dhunë, pasi sipas tij, djali kishte krahun e thyer.

“Vendimi i Prokurorisë i padrejtë. Nuk e pranojmë vendimin. Policia ka ushtruar dhunë ndaj Eneas. Ne trup kishte shenja dhune. Krahun e kishte të thyer, gjuhën te prer. Vendimi i prokurorisë, korruptiv. Do bëj vetëgjyqësi. I bej thirrje Arta Markut te beje veting për prokuroret e Korçës. Duam të dalë e vërteta. Enea na tha kur ishte i shoqëruar, që po me torturojnë. Akuzoj policinë e Korçës për vdekjen e Enea dhe fshehjen e provave.”, tha ai.

Gjithashtu babai i 27-vjeçarit  është shprehur se do të detyrohet të bëjë vetëgjyqësi, por krahas kësaj, ai i kërkon prokurores së përgjithshme Arta Markut të bëjë veting për prokurorët e qytetit juglindor.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi