21.5 C
Tirana

EMRI/ Aksidentohet për vdekje 65-vjeçari në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore. Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Më datë:

Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore,në fshatin Otllak.

Gramoz Zani, në gjendje të dehur i ka prerë rrugën automjetiti tip Benz E-Class, me targa AA 973 YJ, dhe pas përplasjes ka përfunduar në asfaltin e rrugës. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve të Repartit të Urgjencës, ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A.H. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit në këtë aks problematik ku nuk ka as sinjalistikë rrugore,as vija të bardha dhe as ndriçim.

Mësohet se viktima Gramoz Zani ishte një person i braktisur, i alkolizuar dhe që jetonte prej kohësh rrugëve në zonën e Kombinatit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...