EMRAT/ Vidhnin vilat, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arritur të zbardhë disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Sondrio, në veri të Italisë. Shqiptarët dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në Sondrio dhe në rrethina.

Operacioni i policisë lokale ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shqiptarët, të dyshuar si hajdutë serialë. Shqiptarët e arrestuar janë shtetasit Gon Bilaci 45 vjeç dhe 24-vjeçari Adelaj Dylja, të dy me qëndrim të rregullt në shtetin fqinj. Dylja, ndër të tjera kishte edhe urdhër për dëbim nga territori kombëtar italian.

Olicia ëhstë vënë në lëvizje, pas disa denoncimeve të banorëve të zonës, të cilët thanë se iu ishin vjedhur sende me vlerë në banesat e tyre. Natyra e sendeve të grabitua nga shqiptarët ishte shqetësuese. Ata përpos arit e argjendit që kanë gjetur në banesë, kanë vjedhur edhe armë të ligjshme, që pronarët mbanin në vilat e tyre.

Dy shqiptarët kishin shkuar në Itali në fillim të nëntorit, ndërsa prezenca e tyre në Sondrio kishte rënë në dy të policisë. Prokurori lokal ka deklaruar se në këtë zonë është një fenomen vjedhja e shtëpive dhe se nuk mund të zhduket, së paku jo plotësisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi