Emrat/ Trafik ndërkombëtar droge, kush janë shqiptarët e arrestuar e në arrati

Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë në lidhje me një grup kriminal të trafikut të drogës, që e dërgonte lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Në artikullin e mediave italiane, nënvizohet se deri tani janë 15 emra që dyshohet se bëjnë pjesë në grupin e trafikut.

Operacioni në atë kohë u kodua “Tuneli” dhe u finalizua me prangosjen e anëtarëve të një grupimi kriminal të trafikut ndërkombëatr të drogës nga Ballkani për në Mangialupi në Mesina. Tashmë mediat e vendit fqinj kanë publikuar emrat dhe fotot e të dyshuarve në këtë veprimtari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në korrik, dymbëdhjetë persona përfunduan në pranga, nëntë nga Messina dhe tre nga Shqipëria. Të arrestuar përfunduan Santino Di Pietro 21 vjeç, Francesco Delia 29 vjeç, Francesco Maggio 35 vjeç, Salvatore Micari 34 vjeç, Domenico Pappalardo 34 vjeç, Francesco Di Giovanni 56 vjeç, Cristian Restuccia 26 vjeç, Andrea Caporlingua 27 vjeç, Antonino Ieni 59 vjeç.

Më pas u arrestuan Ajet Çepaj 50 vjeç dhe Rito Mecaj që jetonin në Barcelonë. Kurse Ernard Hoxha 34 vjeç jetonte në Lecce.

Disa javë më vonë policia kapi një tjetër të dyshuar, 29-vjeçarin shqiptar Klaidi Koka, i cili jetonte në Ragusa. Tashmë mbeten vetëm dy shqiptarë të arratisur e ata janë Myzafer Binaj, 40 vjeç dhe Gerti Kalaj, 29 vjeç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi