Emetimet e karbonit rriten me shpejtësi në 20 vendet më të pasura të botës

Sipas një hulumtimi të ri, emetimet e karbonit të cilat në fillim të pandemisë së COVID-19 arritën trendin e rënies për një kohë, po rriten me shpejtësi kryesisht në 20 vendet më të pasura të botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e BBC-së thuhet se sipas Raportit të Transparencës Klimatike, këtë vit pritet që në vendet e G20 të rritet me 4 për qind niveli i dioksidit të karbonit i cili ra me 6 për qind për shkak të pandemisë në vitin 2020.

Vende të tilla si Kina, India dhe Argjentina do të tejkalojnë nivelet e tyre të emetimeve të vitit 2019 dhe se përdorimi i vazhdueshëm i lëndëve djegëse fosile minojnë përpjekjet për të frenuar ngrohjen globale.

Në Konferencën e Klimës COP26 e cila do të mbahet dy javë më pas në Glasgow të Britanisë së Madhe, pritet që mbajtja e ngrohjes globale nën 1.5 gradë të jetë një prej çështjeve kryesore ndërkohë që bëhet e ditur se bota është aktualisht 1.1 gradë më e ngrohtë se përpara periudhës industriale.

“Vendet e G20 janë përgjegjëse për rreth 75 për qind të emetimeve të karbonit që shkaktojnë ngrohjen globale. Këtë vit në të gjitha vendet e G20 pritet që të rritet me 5 për qind përdorimi i qymyrit”, thuhet më tej në raport.

Teksa Kina bëhet përgjegjëse për rreth 60 për qind të kësaj rritjeje, thuhet se rritja në përdorimin e qymyrit është regjistruar edhe në SHBA dhe Indi.

Raporti tregon se është shënuar rritje e rëndësishme në përdorimin e energjisë me erë dhe atë diellore dhe se burimet e rinovueshme të energjisë e cila ishte 10 për qind në vitin 2020 në vendet e pasura është rritur në 12 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi